Rusia provokon SHBA’të: Avioni luftarak rus 3 metra pranë atij amerikan në Detin e Zi

Nji tjetër incident i ndodhun mes Rusisë dhe SHBA, rrezikon nji rritje të theksueme të tensioneve mes dy fuqive botnore, marrëdhaniet mes të cilave janë randue së fundi nga akuzat e Hillary Clinton për implikimin e hakerave rusë në zgjedhjet presidenciale dhe ngërçin në Siri.

Pentagoni i alarmuem ka deklarue se nji avion luftarak rus kishte fluturue dhe i ishte afrue 3 metra nji prej avionëve të saj zbulues mbi Detin e Zi.

Zyrtarët amerikanë e përshkruejnë këtë manovër të avionit “SU-27” të Mërkurën si “të rrezikshme dhe joprofesionale”, raporton “BBC”.

Ministria e Mbrojtjes ruse tha se, avioni amerikan ju afrue territorit rus dhe pilotët e “SU-27” kishin respektue rregullat ndërkombëtare.

Theksojmë se, Rusia po kryen manovra dhe ushtrime ushtarake në Detin e Zi.

Zadhënësi i Pentagonit, Capt Jeff Davis tha se avioni amerikan “Navy P-8A Poseidon” kishte ndërpre rutinën në hapsinën ajrore ndërkombëtare, kur avioni rus bani manovrën e pasigurt.