Rusia tërheq kërkesën për furnizimin e luftanijeve nga Spanja

Ambasada e Rusisë në Madrid tha të Mërkurën se Rusia e ka tërheqë kërkesën që i kishte paraqitë Spanjës për me furnizue me benzin flotën e saj ushtarake që merr pjesë në operacionet në Siri.

Zadhënësi i ambasadës ruse në Spanjë Vasily Nioradze e konfirmoi njoftimin se kërkesa asht tërheqë, por nuk dha hollësi të tjera.

Të Mërkurën gjatë ditës, Britnaia shprehu shqetësim që nji vend i NATO’s, si Spanja, po shqyrtonte mundësinë me i furnizue me benzin anijet luftarake ruse. Madridi ishte nën trysni për me refuzue kërkesën e Moskës./Independent