Rusia thotë se janë pajtue, Washingtoni e mohon

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha sot se ka arritë marrëveshje me Shtetet e Bashkueme për përmirësim të koordinimit të operacioneve të tyne ushtarake në Siri.

Dje, Pentagoni e ka akuzue ushtrinë e Rusisë se i ka marrë në shënjestër forcat opozitare siriane në pjesën jugore të Sirisë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkueme.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se zyrtarët ushtarakë nga të dy vendet janë pajtue për përmirësim të koordinimit në terren, gjatë nji video konference.

Washnigntoni ende nuk i konfirmue këto deklarata ruse.

Zadhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, tha se hapsina e sulmueme me 16 Qershor, ishte 300 kilometra larg nga lokacionet të cilat Shtetet e Bashkueme i konsiderojnë që janë nën kontroll të forcave legjitime opozitare.