Sa 17 Frora i kaloi nëpër gjykata Ramush Haradinaj?

Për shkak të përballjeve me gjykatat ndërkombëtare, Ramush Haradinaj nuk ishte në Kosovë gjatë shpalljes së pamvarësisë dhe në tre përvjetora të saj.

Ish-Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës nuk asht në Kosovë për me shenue 9 vjetorin e pamvarësisë.

Kjo asht hera e katërt që ish-komandanti i UÇK’s në Zonën e Dukagjinit nuk ka me e festue pamvarësinë, për shkak të vendimeve dhe kërkesave të prokurorive e gjykatave ndërkombëtare.

Haradinaj në ditën e shpalljes së pmavarësisë më 17 Fror të 2008 nuk kishte qenë në Kosovë për shkak se ishte tue u gjykue në Hagë për krime të lufte.

Ai ishte shpallë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës dy muej ma vonë, në Prill të 2008.

Megjithatë, ma vonë Gjykata e Hagës kishte vendosë që me e kthye në rigjykim rastin e Haradinajt.

Rigjykimi ja mohoi Haradinajt për dy vjet rresht praninë në Kosovë gjatë përvjetorave të pamvarësisë.

Ai ndejti në Hagë në vitet 2011 dhe 2012 tue rifitue përsëri lirinë dhe tue u kthye në Kosovë në Nandor të 2012.

Për 4 vjet me radhë Haradinaj festoi përvjetorat në liri, derisa policia franceze e arrestoi më 4 Kallnor në bazë të nji fletarresti të INTERPOL’it të lëshuem nga Serbia.

Në përvjetorin e nandë të shpalljes së pamvarësisë, Haradinaj e ka të ndalueme me e lshue Francën dhe po rrin atje, derisa ky shtet të vendosë rreth kërkesës për ekstradim të Serbisë.

Gjykata franceze vendimin për Haradinajn pritet me marrë më 2 Mars.

Nga 9 vjet shtet, ish-kryeministri dhe komandanti i Zonës së Dukagjinit Ramush Haradinaj i ka përjetue në vendlindjen e tij vetëm 5./Kallxo.com