Sa asht e randësishme MSA, kallxon Zbogar

zbogariii

Shefi i BE’s në Kosovë Samuel Zbogar tha se MSA asht e randësishme edhe politikisht edhe ekonomikisht dhe tregon qartë perspektivën europiane të Kosovës.

Këto komente Zbogar i bani gjatë nji tryeze që po mbahet për MSA’n.

“Deshirojmë nji funksionim të sundimit të ligjit dhe nji Kuvend funksional të pakompromis ndaj korrupcionit. MSA do të krijoj kushte për investime që do të krijoj vende pune”, tha Zbogar

Ai tha se MSA nuk asht vetëm ekonomike.

Zbogar ka kerku nga pozita dhe opozita që të bashkëpunojnë rreth kësaj ma shumë.