Sa asht numri i përdoruesve të narkotikëve në Kosovë?

Kosova nuk ka statistika zyrtare, të cilat e kallxojnë numrin e saktë të përdoruesve të narkotikëve në vendin tonë.

Megjithatë, simbas të dhanave që posedon Ministria e Punëve të Mbrendshme, në Kosovë janë rreth 3 mijë përdorues të rregullt të narkotikëve, kurse 10 deri në 15 mijë abuzues të drogave.

Zavendësministri i MPB’s, Nehat Mustafa, i cili njiherit asht edhe Koordinator Nacional Kundër Narkotikeve, ka thanë për Kosovapress se grupmosha më e atakueme e përdoruesve të narkotikëve në vendin tonë asht ajo 15 deri 35 vjeçare.

“Tash te grupmoshat asht vazhdue nga grupmosha 25 deri në 35, ma pak janë të atakueme grupmoshat mbi moshën 40 vjeçare por kemi pas raste kur janë synue edhe grupmoshat deri në moshën16 vjeçare dhe për momentin numri i tyne asht jashtëzakonisht i vogël dhe nuk asht shqetësues. Na konsiderojmë që përdorues të drogave të rregullt ose të drogave mund të jenë diku rreth 3 mijë në Republikën e Kosovës, ndërsa numri i atyne që kanë abuzue ndonjiherë me drogë qoftë edhe ato drogat ma të lehta mund të sillet nga 10 mijë deri në 15 mijë”, ka deklarue Mustafa.

Megjithatë, krahasue me vendet tjera të rajonit dhe ma gjanë, simbas Nehat Mustafës, Kosova qëndron shumë ma mirë sa i përket numrit të përdoruesve të kësaj lande të ndalueme.