Sa e ka rrogen drejtori i Policisë e Komandanti i FSK’s!

Drejtuesit e sigurisë në vend nuk qendrojnë aq keq me paga.

Komandanti i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni futen në emnat e personave me pagë afro dy mijë euro, raporton Indeksonline

Kësisoj, Rama për nji vit i merr hiq më pak se 18.266 euro, e që në muej i bjen 1522 euro.

Numri nji i FSK’s poashtu ka të deklarueme nji veturë lluksoze të tipit “Audi”, me nji çmim rreth 20,000 euro.

Ndërsa rroga e të parit të Policisë asht 1874 euro, për nji vit 22.164 euro.

Simbas formularit të AKK’s, Maxhuni në bankat e Kosovës ka të kursyeme mbi 20 mijë euro.

 

Rrahman-Rama