Sa fëmi u mbyten ne gropat vdekjes!

Për pak vjet, 6 fëmi në Kosovë kanë humb jetën në gropat e hapuna nga kompanitë e papërgjegjshme.

Shteti nuk ka marrë kurrfarë masa ligjore ndaj këtyne të fundit.

Dy fëmijët, Florenta dhe Florent Mramori, që u mbytën t’Ejten në nji gropë pranë shtëpisë së tyne në lagjen “Kolovica” në Prishtinë, nuk janë të vetmit që humbën jetën në këto gropa të lana të pambylluna nga kompanitë që kryejnë punime në Kosovë.

Si pasojë e gropave septike të pambylluna nga kompanitë, kanë gjetë vdekjen disa femijë.

Më 17 Qershor 2015, dy fëmijë të familjes Bytyçi nga Sërbica e Ulët në Prizren janë mbyt në nji gropë të mbushun me ujë.

Katër fëmijët e kësaj familjeje kishin hy për me u freskue në këtë pjesë të gropueme nga ekskavatorët e nji fabrike të tullave.

Mirëpo, 11-vjeçari Leutrim Bytyçi dhe djali i axhës së tij, Leonard Bytyçi, 8-vjeçar, nuk arritën me shpëtue.