Sa kane fitue Barack e Michelle Obama gjate presidences

president-barack-obama-first-lady-michelle-obama

Sekretari për media i Presidentit Barck Obama, John Earnest, publikoi të ardhunat vjetore të shefit të Shtëpisë së Bardhë dhe zavendësit të tij Jo Biden.
Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle raportojnë të ardhuna neto të përbashkëta 436 mijë dollarë. Për këto, çifti presidencial ka pagu 81.472 dollarë taksa.

Norma efektive federale e tatimit mbi të ardhunat për presidentin në SHBA asht 18.7 përqind.
Çifti presidencial mësohet se ka dhuru për bamirësi 64 mijë dollarë, 14.7 përqind e të cilave janë shpërnda në ngjarje të ndryshme në botë.

Ndersa zavendëspresidenti Biden, për vitin 2015 ka pas 392 mijë dollarë të ardhuna, për të cilat ka pagu 91.546 dollarë taksa.