Sa ma shpejt duhet me u formue Ushtria e Kosovës

thaciiii

Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, asht shpreh i gëzuem nga lajmi se, nga Kongresi Amerikan i asht ba thirrje Administratës Amerikane me përgaditë Kosovën për programin e NATO’s, Partneriteti për Paqe.

Nëpërmjet nji shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Thaçi ka thanë se “FSK asht e gatshme me u ba Forca e Armatosun e Kosovës, që ka me qenë nji forcë multietnike, me përfaqësim të të dy gjinive, me profesionalizëm dhe përgaditje simbas standardeve të NATO-s dhe e gatshme që me kontribue për paqe në Kosovë, në rajon dhe në botë”.

Institucionet e Kosovës duhet sa ma shpejtë me marrë vendimin për themelimin e Forcës së Armatosun të Kosovës, ka shkrue Presidenti në Facebook.