Sa minuta i duhen SHBA’ve me lshue bombën atomike? Këtë e kallxon zoja Clinton!

Se sa janë të randësishme zgjedhjet presidenciale në SHBA, mundet me u pa edhe nga nji fakt i thjeshtë. Gjatë debatit presidencial ndërmjet dy kandidatëve, Clinton e Trump, u fol ndër të tjera edhe për armët bërthamore, raporton lajmi.net.

Tue kallxue se sa përgjegjësi ka nji president dhe sa i pregaditun duhet me qenë, Clinton përmendi faktin se nga dhania e urdhnit për përdorim të armëve bërthamore e deri në zbatimin e tij, ka vetëm 4 minuta.

Simbas saj, nëse nji President e jep nji urdhën të tillë, atëherë ai ka me u zbatue menjiherë dhe duhen veç 4 minuta që kjo me ndodhë.

Këtë deklarim të saj mund ta gjeni në këtë video në kohën 1:04:00