Sa njohje deri n’Shtator premton Enver Hoxhaj!

Me kthimin e Enver Hoxhajt në postin e ministrit të Jashtëm, janë kthye edhe premtimet për njohje të reja.
Ai në nji intervistë në InfoBox të RTV Dukagjinit tha se deri në Shtator, presin që të vijnë dy njohje të reja për pamvarësinë, njana nga Afrika dhe tjetra nga Amerika Latine.

“Deri tash kam arritë me komunikue me 22 apo 23 shtete jo njohëse.

Besoj që gjatë verës ose eventualisht gjatë muejit Shtator këto dy njohje do të ndodhin.

Këto njohje mund të vijnë nga Afrika dhe Amerika Latine”, tha Hoxhaj.

Ai foli edhe për planin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, për të cilat tha se presin lajme të mira nga fundi i këtij viti.