Sa pare i ndau Qeveria për komisionin ad-hoc të demarkacionit!

isaqeveria

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndamjen e mjeteve financiare në vlerë prej 15 mijë e 884 euro, për Zyrën e Presidentit, për pagesën e anëtarëve të komisionit ad hoc, të ekspertëve ndërkombëtar për vlerësimin e demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, tha se këto mjete janë nda për mbulimin e shpenzimeve të akomodimit, udhëtimit dhe kompensimit t’ekspertëve.

Shpenzimet janë nda nga rezervat e Qeverisë.