Sa pare janë nda për sigurinë e Agim Bahtirit n’Mitrovicë!

Komuna e Mitrovicës ka me i dhanë rreth 97 mijë e 908 euro për shërbimet e sigurimit t’objektit të Komunës së Mitrovicës dhe institucioneve të tjera komunale, shkruen Gazeta Fjala.

Këto para komuna që udhëhiqet nga Agim Bahtiri i ka marrë donacion nga buxheti i konsoliduem i Kosovës.

Simbas Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, kompania “MGR’ SECURITY”, nga Mitrovica asht kompania fituese e këtij tenderi e cila ka me ba sigurimin e komunës për tre vitet e ardhshme.

Tenderi me çmimin ma të naltë ka qenë 132 mijë e 840 euro.

Komuna e Mitrovicës asht sulmue me armë para dy dite, deri tash nga persona të panjohun.