Sa pare kompensim ka marrë Azem Syla nga Qeveria për burgun politik?

Azem-Syla

Ish-Deputeti Azem Syla mes tjerash në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklarue edhe 40 mijë euro kompensim nga Qeveria për burgun politik në kohën e ish-Jugosllavisë.

Syla që ishte lirue nga ky burg në vitin 1988 asht kompensue me këto pare në bazë të Ligjit për të Drejtat e ish të Dënuemve dhe të Përndjekunve Politikë.

Në bazë të këtij ligji, kompensohen ish të dënuemit dhe të përndjekunit të ish-regjimeve totalitare nga 1 Marsi i vitit 1913 deri me 12 Qershor 1999.

Pasunia tjetër e luejtshme dhe e paluejtshme e Azem Sylës, simbas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsion, nuk ka ndryshue në raport me vitin e kaluem.

Syla ka deklarue pasuni gjithsej në vlerë 259 mijë e 674 euro.