Sa për qind rritje ekonomike premton kreu i AKR’s ne qeverisjen e tij!

pacolli

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka premtue se ka me çue në 12 për qind rritjen ekonomike në vend, në rast se ai merr timonin e Qeverisë së Kosovës.

“AKR ka program me të cilin, në vitet e para të mandatit të parë do të kishte rritje ekonomike prej 12 për qind”, ka thanë ai n’intervistën për Zona B të Klan


Kosovës.

Ish-presidenti dhe ish-zavendëskryeministri i vendit ka garantue se kjo shifër asht e arritshme, pa ndonji problem të madh.

Ndër të tjera, numri nji i AKR’s ka tregue se qeveria i kishte refuzue nji kerkesë për dy fabrika të lana mbasdore, për të cilat kishte gjetë investitorë seriozë.