Publikohen rezultatet e Testit të Maturës. Qe sa përqind e kaluen!

Kryetari i Komisionit Shtetnor të Maturës, Azem Guri, në nji konferencë për media, tha se kalueshmënia në nivel të vendit këtë vit ka arritë në 74 përqind që përban kalueshmëninë ma të naltë prej 19 përqind se vitin e kaluem.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë publikoi sot rezultatet e Testit të Maturës i cili u zhvillue më 4 dhe 18 Qershor.

Nga rreth 33 mijë maturantë sa i janë nënshtrue këtij testi, 23,323 e kanë kalue këtë test ndërsa 8,159 kanë mbet për t’ju nënshtrue atij edhe nji herë n’afatin e Gushtit.

Tue e konsiderue të suksesshëm këtë test, Azem Guri tha se testi u asht anulue 62 kandidatëve.

Maturantët që kanë ndonji ankesë rreth rezultateve, kanë të drejtë ta bajnë këtë mbrenda tri ditëve të ardhshme, tha Guri.

MAShT ka caktue 27 Gushtin dhe 3 Shtatorin si data për mbajtjen e afatit të dytë të testit.

 

maturaaaa

 

Sa përqind e nxanësve e kaluen testin e maturës!

Komisioni shtetnor i Maturës (KShM), nga ora 11:30 ka me mbajtë konferencë për media, ku pritet me i dhanë rezultatet e testit të maturës.

Mirëpo, burimet e Express, mbrenda Ministrisë së Arsimit, kanë tregue se mbi 70 përqind e nxanësve kanë kalue testin e maturës.

Rikujtojmë se dita e parë e provimit të maturës shtetnore asht mbajt më 4 Qershor 2016, ndërkaq dita e dytë më 18 Qershor.