Sa serb votuen për zgjedhjet në Serbi

OSBE, që asht tue i mbikqyre votimet serbe në Kosovë, njofton se deri n’orën 10:00 kane votue 7 mijë 925 serb, apo 7.4%.

Simbas OSBE, qendrat e votimit u hapen në orët e para të mëngjesit dhe deri tash krejt procesi po shkon në mënyrë të rregullt.

Gjithsej janë 5 qendra për votim me degë përkatëse.