Sa u arrestuen e sa u lënduen gjatë ceremonisë së inaugurimit të President Thaçi, kallxon Policia e Kosovës

Policia e Kosovës njofton se gjatë ceremonisë së sotme për inaugurimin e Presidentit Hashim Thaçi, disa persona hodhën gaz lotsjellës afër lokacionit ku ishte parapa me u zhvillue ceremonia.

Në rrugën ‘Agim Ramadani’, në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ dhe në disa lokacione tjera në atë perimetër, persona të dyshuar kanë hedhur gaz lotsjellës, me qëllim të pengimit të ceremonisë, e cila është realizuar pa probleme sipas planifikimeve dhe protokollit të paraparë”, thuhet në njoftimin e Policisë

Disa protestuesit u ndalën nga policia, të cilët ishin tue provue me hedh gaz lotsjellës, ku gjatë parandalimit nji zyrtar policor pësoi djegie në dorë.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e saj ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, ku personat e dyshuar të involvuar në këto veprime joligjore janë arrestuar, përderisa në stacion policor për intervistim janë shoqëruar dymbëdhjetë (12) per sona të dyshuar.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa copë mbetje të gazit lotsjellës të përdorur, katër copë gazi lotsjellës të papërdorur, tri shkrepësa si dhe një mjet për hedhje të gazit lotsjellës, të cilat janë gjetur tek disa nga personat e dyshuar”.

Të gjitha veprimet e matutjeshme policore lidhun me personat e dyshuem kane me u ndërmarrë në konsultim me Prokurorin kompetent.