Me sa vjet burg u dënue imami i akuzuem për terrorizëm?

GjykataThemelore në Ferizaj e shpalli fajtor imamin Zeqiria Qazimi nga Gjilani, i akuzuem për rekrutim dhe nxitje të terrorizmit në vend.

Qazimi u dënue me 8 vjet burgim për rekrutim të xhihadistëve kosovarë, dhe 4 të tjerë për nxitje të urrejtjes fetare dhe terrorizmit në vend.

Trupi gjykues mori vendim që dënimi për ish-imamin e xhamisë “El Kuddus”, me qene 10 vjet.

Ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë në Kallnor të vitit 2015, ndaj imamit në fjalë dhe 6 personave të tjerë.