Sa vjet i ka ba Kosova pa asnji njohje?!

Asht ba nji vit që kur Kosova nuk ka marrë ndonji njohje. Shteti i fundit që e ka pranue realitetin e krijuem në Kosovë me 17 Fror 2008, ka mbetë Antigua dhe Barbuda. Kjo ka ndodhë në Maj të vitit të kaluem.

Kosova po shënon progres në integrime europiane, por me mangësi gjatë rrugës së saj, për shkak edhe të mosnjohjes edhe nga pesë vendet e Bashkimit Europian.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka paralajmërue angazhim konkret që sa ma parë Kosovën me njoftë edhe Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia, dhe Qipro.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se, Serbia po luen rol destruktiv në këtë proces tue determinue ritmin e njohjeve të reja.

Faton Abdullahu, Këshilltar Politik i kryeministrit Isa Mustafa, thotë se kryeministri ka me rishikue formatin e bisedimeve me Serbinë, për me kërkue trysni ma të madhe nga Brukselit ndaj kësaj qasje të Serbisë.

“Kjo nënkupton gjithashtu, edhe rishqyrtimin e vendimit të shteteve anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njoftë shtetin e Kosovës,” asht shprehë Abdullahu.