Sabri Bajgora: Kosovarët u vrane nga mungesa e fesë në shkolla

Hymja e Edukatës Fetare nëpër shkolla asht nji kërkesë e Bashkimit Europian për luftën kundër terrorizmit. Kjo landë ka me qenë pjesë e procesit mesimor qysh prej Shtatorit të këtij viti në Shqipni.

Kështu ka ba të ditun zv/ministja e Arsimit të Shqipnisë, Nora Malaj, tue theksue se kjo gja ka me iu ndihmue nxanësve me i njoftë fetë e shtetit të tyne.

Nga ana tjetër në Kosovë, çashtja se a duhet të futet edukata fetare në shkollat publike si në Europë, në përgjithësi asht ba gjithnji e ma diskutabile për vite të tana.

Por Kosova asht tue humbë kohë nga mos praktikimi i kësaj lande. Kështu thotë në nji intervistë për Televizionin Rrokum Imami i Bashkësisë Islame Sabri Bajgora.

Ai tregon se çka kishte me përmbajtë nji landë e tillë.

Simbas Imamit Bajgora, shumë analistë po bajnë paragjykime ndaj fesë islame tue përpjekë me ndërlidhë lajicitetin e Kosovës me fetarizimin e popullatës se saj.

Ideja kryesore e futjes së Edukatës Fetare simbas BIK’ut asht edhe mbrojtja nga rrymat ekstreme radikale.

Por këto fjalë i demanton kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, deputet i Partisë Demokratike, Nait Hasani, i cili i ka thanë Televizionit Rrokum përmes telefonit se asht nji pjesë e Bashkësisë Islame që i ka ndihmue disa të rive me shkue në luftnat ne Siri.

Simbas Hasanit çdo predikim nëpër shkolla krijon tensione të reja, si thotë ai – Kosova nuk ka nevojë me praktikue futjen e landës fetare nëpër shkolla.

Televizioni Rrokum ka kontaktue edhe me Don Fatmir Koliqin, i cili nuk ka dasht me folë për këtë cashtje, mbasi si tha ai, në Kosovë kjo temë nuk asht aktuale.