Sabri Hamiti godet Isa Mustafën e Kadri Veselin

sabrihamiti

Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës,deputeti i LDK’s Sabri Hamiti, ka kritikue kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe kryeministrin Isa Mustafa, për mungesën e pjesëmarrjes së deputetëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK.

“Mungesa e deputetëve në seanca nuk asht punë që duhet të diskutohet në Kuvend, por që kjo duhet të zgjidhet nga Mustafa e Veseli në bashkëpunim me shefat e grupeve parlamentare”, ka thanë Hamiti.

Hamiti po ashtu ka kundërshtue që Kuvendi me shkue në pauzë për 10 minuta mbasi në sall po marrin pjesë vetëm 49 deputetë.