Sadiku: Sot i kemi punësue 140 specialista, nuk ka ma specialistë të papunë në Kosovë

Dr. Izet Sadiku, zavendësministër i Shëndetësisë ka njoftue se prej javes se ardhshme fillon shperndamja e vaksinave, te cilat veç kane ardhe ne Kosove.

Ai ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum ka thane se tashma nuk ka specialiste te papune ne Kosove, tue njoftue se sot jane punesue 140 specialiste te ri.

Sadiku ka thane se, ne kuader te kardiokirurgjise, mjeket italiane se bashku me mjeket kosovare kane me i ba 150 operacione, prej te cilave ma shume kane me qene femi, te cilet kane nevoje per intervenime ne zemer. Shumica e ketyne intervenimeve kane me u ba ne Kosove, ban me dije zavendesministri i Shendetesise.

Ai ka thane se investimet e hueja ne shendetesi po vijne per shkak se po ju krijohen kushte.

Sadiku ka fole per sigurimet shendetesore dhe nisjen e zbatimit te tyne.

“Nga 1 Kallnori ka me u ba zbatimi i sigurimeve shendetesore, çka ka me ba qe njerezit mos me u varfnue, tue ba qe 3.5 perqind e pages se atyne qe punojne ne sektorin publik dhe privat ka me shkue per sigurimin shendetesor”, ka sqarue ai.