Saga me drogën s’ka të ndalun, kapen 190 kg kanabis në portin e Durrësit! (foto-video)

Nji sasi prej 190 kilogramësh kanabis sativa janë kap n’orët e natës në Portin e Durrësit, drogë që po tentohej për me u trafikue drejt Italisë.

Burime nga policia thanë se asht arrestue nji person.

Policia e ka shoqnue kamionin për te skaneri ku ka rezultue se n’dyshemenë e  tij kishte disa pako.

Mbas kontrollit janë gjet 158 pako me peshë rreth 190 kg landë narkotike e dyshueme e llojit kanabis-sativa.

Dosja i ka kalue Prokurorisë së Krimeve të Randa n’Tiranë për veprime të matejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e mbetun në tentativë.

 

2-kanabis

 

3-kanabis

 

4-kanabis

 


Droga e kapur ne portin e Durresit by news-al