Salah Abdeslam, i dyshuemi kryesor edhe për sulmet e sotme në Bruksel

Nji nga të dyshuemit për kryemjen e sulmit në Bruksel, asht edhe 26 vjeçari francez, Salah Abdeslam, i cili asht i dyshuemi kryesorë për sulmet e 13 Nandorit në Paris, ku u vranë 130 persona, njofton CNN.

Ai asht n’arrati prej Nandorit të vitit të kaluem, ndërsa 11 të dyshuemit tjerë për sulmet në Paris janë arrestue dhe akuzue në Belgjikë, në lidhje me këto vrasje.

Abdeslam nuk u gjetë asnjiherë, edhe pse policia belge e kishte bastisë shtëpinë e tij dhe e kishte nën kontrollë vendin ku ai kishte jetue para se me krye sulmin në Paris.