Sali Berisha asht përjashtue nga Parlamenti, qe reagimi i djalit të tij

Ish-kryeministri Sali Berisha asht përjashtue nga Parlamenti, mbasi ai ka etiketue si kriminel, të Ejten e kalueme, kryeministrin Edi Rama.

Djali i tij, Shkelzen Berisha përmes nji statusi në Facebook ka falenderue Ramën me ironi tue theksue se, në ate parlament nuk ia vlen me qendrue.

Statusi i Shkelzen Berishes ne Facebook:

Faleminderit !

Rama u ka dhënë mandat dhe ka mbushur parlamentin me kriminelë që sot gjykohen për vrasje, (Mark Frroku- Belgjike), deputetë të dënuar si trafikantë femrash (Arben Ndoka – Itali), deputetë që kanë plagosur qytetarë brenda komisariatit të policisë (Armando Prenga – Shqipëri), por përjashton nga parlamenti për cenim të etikës parlamentare njeriun që i përmend se çfarë ka bërë.

Pra etiken parlamentare nuk e cenojnë vrasësit në parlament, por denoncuesi i tyre.

Personalisht e falënderoj pasi çdo ditë e kaluar brenda një parlamenti si ky, të turpëron, pavarësisht se kush je e kë përfaqëson.