Sali Berisha: Edi Rama nuk asht budall, por ka probleme psiqike!

berisha1-1-780x439

Ish-kryeministri i Shqipnise Sali Berisha, thotë se kryeministri aktual Edi Rama asht tue veprue me gabim lidhun me marrëdhaniet me Serbinë për sa i përket Kosovës. Në intervistë per “DukagjiniTV”  Berisha thotë se Beogradi ka pase prej kohësh si qëllim me anashkalue Prishtinën, e me fole me Tiranën.

“Jo tani, por që në 2005-2006-2007 Serbia direkt, haptaz dhe me kanale të tjera ka bërë përpjekje të mëdha që dialogun ta vendosë me Tiranën dhe jo e Prishtinën. Ofertat që ne të ulemi qoftë dhe me një retreat 48 orësh dhe të zgjidhim çdo gjë, ishin të përsëritura. Direkt nga udhëheqja e Beogradit… Kjo ka qenë një tezë e tyre; që ne mund ta zgjidhim shumë mirë bashkë çështjen e Kosovës. Natyrisht refuzimi ishte kategorik”, – tha Berisha.

“Sigurisht, çfaktorizimi i Kosovës i jep asaj një peshë shumë të madhe edhe ndërkombëtare sepse të çfaktorizosh Kosovën do të thotë që edhe bota, edhe ato vende që e kanë njohur do të ridimensionojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës”, – tha ai.

“Edi Rama nuk ka interes kombëtar. Edi Rama është i zhveshur ndaj çdo interesi kombëtar. Edi Rama ka qenë kryetar bashkie kur ka dekoruar Bregoviçin dhe i ka dhënë, i ka vendosur në gjoks çelësin e artë të Tiranës. Mendoi kush se e ka bërë pa qëllim? Absolutisht.

Rama nuk është budalla. Ai ka probleme psikike të sigurta por budalla nuk është. Mendon kush se e zgjodhi rastësisht Ivo Andriçin për ta cituar, i cili është një nobelist kriminel” – tha Berisha.

“Edi Rama di shumë mirë por e bën me qëllim për t’u paraqitur si patroni i shqiptarëve dhe në këtë rast si interlokutor i vetëm i Beogradit. Ai ishte një akt shumë i rëndë.

Marrëveshje janë firmosur shumë, dhe do firmosen marrëveshje, kryesore është implementimi, zbatimi tyre. Atëherë kjo është çështja më delikate, ky është momenti më delikat. Këtu Shqipëria nuk mund të bëj as dhe një çerek hapi pa kërkesë të autoriteteve të Kosovës. Këto janë hapa që trashëgimia e PPSH dhe e kësaj partie është problematike.

nano-milloshevic

Fatos Nano takonte Millosheviçin. Mund ta takonte në vlerësimin tim vetëm në një rrethanë; kur këtë t’a kërkonin autoritetet e Kosovës përndryshe asgjë nuk shërben. Ndonëse ç’është e vërteta nuk firmosi gjë. Kthyen një shishe uiski të dy në 90 min takim…”,– tha Berisha.