Sali Berisha: Edi Rama, skllav i Beogradit

Ish-kryeministri i Shqipnisë, Sali Berisha, tue rimarrë fjalën në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipnisë asht përfshi në debatin e retorikës nacionaliste mes kryeministrit Rama dhe liderit të PBDNJ, Vangjel Dule.

“Nacionalizmi asht strofulla e fundit e horrave. Rama mbajti nji orë fjalim për me thanë se Dule asht armik. Simbas Ramës, Dule asht problemi i tana problemeve. Ky asht nji diskutim folklorik dhe diletantesk”, ka thanë Berisha.

Ai ka theksue se Himara ka qenë, asht dhe ka me mbetë bastion i shqiptarizmit, ndërsa ka shtue se ata që besojnë në nacionalizmin e Edi Ramës janë të verbën.

“Rama asht veç nji skllav i Beogradit që vazhdon traditën e baballarëve të tij”, ka thanë ma tej Berisha.