Sali Berisha ‘godet’ Edi Ramën: Ja keni futë thikën Kosovës

saliberisha.jpg

Tue folë për sqarimin që Edi Rama bani në lidhje me deklaratat e tij për Donald Trump’in, ish- kryeministri Sali Berisha e ka cilësue si absurd, nji sqarim të bamë në rrethana dëshpërimi.

“Kandidati në kohën e luftës ka qenë shumë radikal, ka kërkue futjen e trupave tokësore në Kosovë. Ka qenë radikal i asaj se nuk duhet me sulmue nga 10 mijë metra naltësi, por të fusim trupat tokësore. Por, pse pretendon ky (Rama) kështu sot, sepse kryet e ka në tepsi, jo nga Trump por nga shqiptarët. Çfarë ndodhi me Kosovën. Mediat serbe e shkruen se Donald Trump ka thanë se asht ba gabim i madh me Kosovën dhe se duhet m’i kërkue të falun Serbisë, foli këshilltari i këtij dhe e mohoi. Ai nuk ka shqiptue asnji fjalë për Kosovën. Nuk ka folë kush ma shumë se unë për Kosovën”, tha Berisha.

Në lidhje me afrimin e Ramës me Beogradin, Berisha tha se kjo po i ban dam Kosovës.

“Për Kosovën unë jau kisha ba të qartë serbëve, keni me bisedue me udhëheqësit e Kosovës. Nëse ti nënshkruen marrëveshje me Serbinë që përfshin edhe Kosovën pa palën kosovare, atëherë kjo don me thanë se Tirana dhe Beogradi e mbajnë veten si padronë të Prishtinës. Na kemi me nisë rezolutën kundër kësaj marrëveshje. Ju e batë këtë për interes të nji pale të tretë, sepse s’keni interes kombëtar. Ju i futët thikën Kosovës”, tha Berisha.