Sali Berisha kallxon kush asht Al Capone i Shqipnisë!

Nji ditë mbas deklaratave të Ambasadorit Donald Lu, se situata asht e randë mbasi kriminelet kanë lidhje me personat me influencë, nji reagim asht përcjellë nga ish kryeministri Sali Berisha.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka tregue se kush asht Al Capone shqiptar.

Ai tha se Edi Rama asht ai që jep urdhnat për kriminelët.

“Al Capone këtu asht kryeministër, përdor fuqinë e egzekutivit”, deklaroi Berisha.

Fjalën e tij Berisha e nisi me situatën ku ndodhen maturantët.

Simbas tij, qëllimisht asht ba nji skemë që me i orientue studentët drejt universiteteve private.

“Ka ndodh nji akt i paimagjinueshëm. Mija gjimnazistë shqiptarë, perfshi edhe atë që u shpall e dyta ma e mirë në maturat e Shqipnisë, kanë mbet jashtë universiteteve. Juve u kujtohet se si Edi Rama nga tribuna në tribunë sulmonte arsimin privat se do ta mbyll dhe do ta kyç. Unë isha nxitës i arsimit privat”, deklaroi Berisha.