Sali Berisha kallxon se ku asht pajisja e përgjimit!

Lajmi se Policia e Shtetit zotnon nji pajisje, e cila ka përgjue krenët ma të naltë në Shqipni, duket se ka shtye qytetarët që të informojnë ish kryeministrin Sali Berisha për vendndodhjen e saj.
Në nji postim në Facebook, Berisha thotë se pajisjes i janë fshi tana materialet që ajo kishte mbrenda.

Ma herët, ish kryeministri kishte zbulue se vendndodhja e pajisjes ishte Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, por që mbramë, simbas Berishës, asht transferue te Akademia e Rendit.

Debati për këtë pajisje nisi mbasi PD hodhi akuza ndaj qeverisë se zotnonte nji pajisje përgjuese dhe pretendohet se janë përgjue ilegalisht nga policia zyrtarë të naltë të shtetit

Ky asht postimi i Berishës:

Oficeri dixhital informon:

Sipas denoncimit të tij, pajisjes i janë fshirë të gjitha materialet, ndërsa është deklaruar se aparatura është dorëzuar tek Ambasada e Italisë.

Debati për këtë pajisje nisi pasi u konfirmua se kjo aparaturë ekziston dhe pretendohet se janë përgjuar ilegalisht nga policia zyrtarë të lartë të shtetit.

Pajisja e pergjimit eshte transferuar mbreme nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise ne Akademine e Rendit dhe eshte manipuluar gjate gjithe nates! Sb

“Pershendetje doktor nje oficer pedagog ne Akademin e Rendit dhe me thot qe paisja e pergjimit qe ka qene ne Drejtorin e Pergjithshme e kan sjelle mbreme naten tek Akademia e rendit.Nderkoh mediave u kan thene se esht dorzuar ne amabasaden italian gje qe esht absolurisht e pavertet.Gjat nates dy specialist te drejtorise se policise kane bere nderhyrje dhe fshirje dhe sot e ekspozuan si objekt mesimor per trajnim. flm.”