Sali Berisha përjashtohet nga Kuvendi

berisha-parlament

Byroja e Kuvendit të Shqipnisë perjashton deputetin Sali Berishën për 10 ditë nga Parlamenti.

Ky vendim ka ardh mbas kerkesës së Partisë Socialiste e cila kerkoi nga Byroja e Kuvendit perjashtimin për 10 ditë të deputetit Berisha.

Nepërmjet nji kerkese drejtue Byrosë, PS kerkon që Berisha të perjashtohet për shkak të shkeljes së rregullores së Kuvendit.

Kerkesa asht firmos nga 12 deputetë të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeministri Berisha tha se qytetarët duhet t’armatosen.