Sali Berisha: Skenari i opozitës kosovare i shkon 100 për qind për shtati Serbisë

gazi kuvend

Ish kryeministri i Shqipnisë, Sali Berisha, n’intervistë për RTK me Ridvan Berishën, e ka akuzu randë opozitën kosovare.

Ai ka thanë se skenari i opozitës i shkon 100 për qind për shtati Beogradi.

“A e dha Gjykata Kushtetuese verdiktin e saj për Asociacionin, atëherë opozita duhet me detyrue Qeverinë me u ule e me ba  bashkë statutin simbas këtij verdikti dhe mos me pase asnji kompetencë egzekutive”, ka thanë Berisha.

Simbas tij, mbajtja e Kosovës në këtë gjendje vetëm Serbisë i konvenon.

“Me këtë po tregon se Kosova nuk mundet me u ba. Prandaj Kosova ose bahet e ose ndahet, por ndamja kishte me qene tradhti ndaj idealit të kombit shqiptar”, ka thanë Berisha.

Sali Berisha tha se qysh në vitin 1993 Serbia dhe Milosevic kanë qenë të gatshëm me nda Kosovën. “Milosevic për çdo tre muej m’i çonte hartat e m’thoshte ta ndajmë Kosovën. Njajtë edhe Draskovic’i me kërkonte”, ka thanë ish kryeministri shqiptar Sali Berisha mes tjerash per RTK.