Sali Berisha tregon arsyet pse nuk e uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Sali Berisha deklaroi se nuk mundet me urue Edi Ramën për fitoren e mandatit të dytë, mbasi mes të tjerash, ai asht votue nga vetëm 1/5 e shqiptarëve.

Berisha shprehet se nji prej arsyeve që nuk e ka urue kryeministrin e Shqipnisë, Edi Rama, asht bojkoti nga 78% e shqiptarëve.

“Pra, a mundem me urue unë qeverisjen e 4/5 të shqiptareve nga 1/5 e tyne?! Kurrë jo.” – shkruen Berisha në Facebook.

Statusi i plote i tij:

Pergjigje z/znj Trendy Alb!
Pershendetje Trendy! Lidhur me pyetjen tuaj “pse nuk e kam uruar Edi Ramen?”, pergjigja ime eshte kjo:
Une nuk e kam uruar Ramen sepse nuk mund ta uroj dot per arsyet qe vijone.
Se pari, sepse fitoren e tij e ndeshkuan me vote ose me bojkot 78% e shqiptareve. Kjo nuk eshte fitore e bekuar por eshte e perçmuar nga 54% e shqiptareve, qe zgjodhen bojkotin per tr shprehur zemerimin dhe per te votuar kunder tij. Po t’u shtosh ketyre edhe 48% te atyre qe shkuan tek kutite e votimit dhe votuan kunder tij, del se kjo eshte fitorja me e gjymtuar qe kur eshte votuar per here te pare ne zgjedhje pluraliste ne Shqiperi.
Pra, a mund te uroj une qeverisjen e 4/5 te shqiptareve nga 1/5 e tyre?! Kurre jo. Natyrisht ka dhe nje seri shkaqesh te tjera te njohura boterisht, por, une e di se si idhtar i pakorrigjueshem i Rames, ti nuk i pranon ato (miq, Trendy nderhyne shpesh ne rrjetin tone me komentet e tij ne mbrojtje te Rames por ne teresi ruan etiken), ndaj dhe une te rendita vetem njerin qe nuk besoj se mund te kundershtosh. Me respekt, sb!