Sali Zyba akuzohet për heqjen e flamurit shtetnor te rrethi, në Prishtinë

Shefi i Sektorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës Sali Zyba akuzohet për damtim të pasunisë.

 

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillue sot seanca ndaj Sali Zybës, anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Mbasi i akuzuemi nuk asht pajisë me shkresat e landës, gjyqtarja mori vendim që kjo seancë të mos mbahej dhe e obligoi prokurorin me pajis Zybën me shkresat e landës.
Seanca e radhës u caktua për datën 22 mars.

 
Në aktakuzën e sigurueme nga kallxo.com shihet se Zyba akuzohet për largimin e flamurit shtetnor nga shtylla te rrethi afër spitaleve në Prishtinë.

 
Simbas Themelore, Zyba këtë vepër e kishte krye në vitin e kaluem me 27 Nandor, 12 minuta mbas mesnatës. Prokuroria thotë se policia e ka vërejt Zybën tue e krye këtë veprim, dhe e ka dërgue në Stacionin e Jugut të Prishtinës.

 
Zyba akuzohet për asgjësim, apo damtim të pasunisë. Kjo vepër penale dënohet me burgim deri në 1 vit.

 
Zyba u arrestue me 29 Fror në vendin e tij të punës në Komunën e Prishtinës.