Salihaj: Jam i gatshëm me dëshmue në Gjykatën Speciale, por jo edhe në drejtësinë kosovare

Deputeti i LDK Adem Salihaj ka thane se asht i gatshem me deshmue per cdo gja qe din, qofte edhe ne Gjykaten Speciale.

“Ajo asht Gjykate e jona (Gjykata Speciale v.j.), sepse asht ba me ligjet tona, prandaj jam i gatshem me deshmue. Kam qene i rrezikuem gjithmone dhe jam i vendosun me thane te verteten”, raporton Rrokum.TV.

Ai thote se deri tash drejtesia kosovare nuk e ka zbardhe asnji rast te vrasjeve politike.

“Kam informata te caktueme per vrasje te caktume dhe nuk shkoj me i dorezue ne Prokurori sepse nuk kam besim ne te, sepse mendoj qe keqperdoren”, ka thane Salihaj ne Televizionin Rrokum.