Salihaj: Për LDK’n asht ma mirë mos me u mbajtë zgjedhjet

Nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka me dalë mirë, mbasi që elektorati i kësaj partie ka humbë besimin në udhëheqësit e LDK’s.
Kështu vlerëson Adem Salihaj, deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Elektrokati i LDK’s asht në mllef për koalicionin me PDK’n, për zgjedhjen e Kadri Veselit kryetar i Kuvendit, për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, pra nëse shkohet në këtë periudhë në zgjedhje, LDK mundet me humbë”, ka deklarue Salihaj në Tribuna Channel.

“Nuk e di se sa, por elektorati asht i mllefosun. Duhet që me u qetësue situata, në mënyrë që me shkue në zgjedhje, kjo në të mirë të LDK’s”, asht shprehë Salihaj.