Salihaj: Zyrtaret ma te nalte te LDK’s me thane votoje Thaçin se, po shkuem ne zgjedhje, LDK del shume keq, sepse na ka damtue koalicioni!

“Presion ne kuptimin e kercenimeve s’kam pase, kam pase lutje me marre pjese me ba quorum’in, edhe nese nuk votoj hiç. Po te kisha dashte, kisha mujt me perfitue koxha shume, se nji vote ka qene shume e vlefshme”, sqaroi qysh ne fillim deputeti i LDK, Adem Salihaj ne emisionin Rrokum Roll.

E se a e ka damue elektoratin LDK kur ka hy ne koalicion me PDK’n, Salihaj tha se kjo gja asht shume e vertete.

“Une me kohe kam thane qe jam kunder ketij koalicioni, qysh ne kohen e VLAN’it, kam thane se nese shkohet ne koalicion me PDK’n, une s’kam me qene pro. Kam thane se s’duhet me shkue ne koalicion se ja zgjasim duert nji partie qe asht e zhytun ne krim e korupcion”, tha Salihaj. Thuhej, tha Salihaj, se koalicioni kinse asht ba per te miren e Kosoves e qytetareve te saj, por qysh tha ai, keto efekte nuk po shihen.

“Nuk i ka ba mire Kosoves, e ky ka qene qendrimi im parimor nga fillimi deri ne fund”, tha ai tue iu referue koalicionit.

“Mund te kete diçka te tille”, – ishte pergjigjja e tij ne pyetjen e moderatorit Fidan Jupolli se a asht arsyeja e mosvotimit te tij per koalicion, arsyeja pse ai s’asht ne Keshillin e Pergjithshem te LDK’s.

“Thaçi dhe Veseli jane problemi kryesor i Kosoves, e tash çashtja asht a mundet problemi ma i madh me i zgjidhe problemet ne vend. Une mendoj se çfaredo zgjidhje qe ata ofrojne, e bajne per qellime te veta”, vleresoi Salihaj lidhun me thirrjet e Thaçit e Veselit per dialog me opoziten.

E tue fole per situaten ne vend dhe a ka me u shkue ne zgjedhje a jo, Salihaj tha se disa zyrtareve te LDK’s i kane thane disa nga PDK se asht e sigurt se nuk ka me shkue vendi ne zgjedhje.

“E une i kam pyet, a i besohet atyne?”, tha ai.

Per deklaratat nga LDK e deget e saj se elektorati asht i kenaqun me zgjedhjen e Thaçit President, Salihaj i vleresoi si nji gja qe diskutohet me struktura e qe jane deklarata joreale.

“Na s’e kemi arrite pjekunine politike qe me ndjek programin e jo liderin. Nese shkohet me program, e kishim shikue çka asht thane ne elektorat. Tash partite reshtohen simbas interesave e jo simbas programeve, ne partite politike ne Kosove nuk kemi ideale per me çue vendin perpara, por ka veç interesa personale. Prandaj edhe nuk shkohet perpara”, tha krejt ne fund deputeti Salihaj.