Salihu: Ate çka i kane ba keto parti pyjeve, tokes dhe lumejve, as okupatori s’kish mujt me ba!

“Gjithmone kemi me lype zgjedhje te jashtezakonshme dhe kemi me u mundue me ba gjithçka me ndodhe keto zgjedhje”, tha deputeti i Vetevendosjes Sali Salihu, i ftuem ne Rrokum Roll.

Kete Salihu e ka thane tue fole per gjendjen politike ne vend, e qe natyrisht se nuk ka mujt mos me u fole edhe per Demarkacionin.

“Kam respekt per Shpjetim Bolliqin dhe Florim Isufin, te dy deputete te partive ne Qeveri”, ka thane Salihu, tue thane se mendimi i tyne fatkeqesisht nuk merret per baze.

“E kam gjete nji harte qe ma ka dhane nji profesor dhe kete ka me ua dorezue z.Bolliqit dhe z.Isufit”, tha Salihu dhe kualifikoi  marreveshjen aktuale si te damshme per Kosoven.

Salihu ne vazhdim ka fole per marreveshjen e CEFTA, tue thane se ajo ka qene e ngutshme per Kosoven. Kete mendim ai e ka arsyetue me faktin se,”pozita e farmerit kosovar nuk asht e njajte me ate te Regjionit”.
Tue fole per tokat dhe bujqesine, deputeti i VV’s, Salihu ka thane se gjendja e tokes dhe bujqesia jane ne gjendje te mjerueshme.

“Ma heret rruga Prishtine-Ferizaj ka qene e tana e mbjellun me luledielli, e sot kqyreni se çfare ndertime jane ba aty”.

Salihu ka thane se Kosova mbas 20-30 viteve mundet me qene ne nji gjendje qe nuk ka se çka me prodhue, sepse toka asht tue u shkaterrue.