Sami Hamiti emnohet nga Presidenti si anëtar i ri i KQZ’s

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emnue anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, Sami Hamitin, në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë tue u bazue në nenin 139, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61 dhe 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në propozimin e Grupit Parlamentar të LDK’s.

Anëtari i ri i Komisionit Qendror Zgjedhor, Sami Hamiti, sot ka dhanë betimin para Presidentit Thaçi.