Sami Lushtaku: S’kam qejf me kandidue edhe nji herë në Skenderaj, por…

Sami Lushtaku

Tash ma shumë së nji muej mbas lirimit të Sami Lushtaku nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënue me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e mandej 7 vite burgim nga Apeli, ai nuk asht paraqite ma në skenën politike.

Lushtaku asht tue pushue mbas qëndrimit katërmujor në burg dhe ende nuk e ka nda mendjen se a ka me rikandidue edhe për nji mandat në Skenderaj.

“Hale nuk e kam nda mendjen edhe pse kam mbështetjen e partisë dhe kryetarit”, ka thanë Lushtaku për lajmi.net.

Lushtaku ka thanë se nuk ka dëshirë me rikandidue edhe nji herë për këtë komunë, por thotë se i ka borxh qytetarëve dhe ndoshta kjo e ban që t’i merr frenat e komunës përsëri.