Samiti i Diasporës bashkon Kosovën me Shqipninë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama propozoi vjet thirrjen e nji Samiti të Diasporës.
Mirëpo kjo çashtje u kthye edhe njiherë në kujtesë, para se Rama me u nisë për vizitë në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Ai deklaroi se ky Samit ka me u mbajtë në fund të Nandorit në Tiranë.

Pjesë e kësaj nisme nuk mundet mos me qenë edhe Kosova, e këtë e konfirmoi vetë Ministri i Diasporës, Valon Murati.

Simbas Muratit, në këtë Samit kanë me marrë pjesë figurat ma të shqueme të diasporës shqiptare, nga të gjitha fushat.

Ministri i Diasporës rendit përfitimet e mundshme nga ky projekt, e nga këto lloj takime.

Murati thekson se Kosova dhe Shqipnia kanë nji diasporë të vetme, prandaj edhe quhet Samiti i Diasporës Shqiptare.

E sa i përket numrit të qytetarëve që jetojnë në diasporë, Murati thotë se edhe Shqipnia edhe Kosva e kanë nji numër thuejse të barabartë të tyne.

Simbas statistakve që posedojnë deri më tash Kosova dhe Shqipnia, diaspora kosovare jeton ma shumë në Gjermani, Zvicër, Austri e Britani t’Madhe, ndërsa diaspora e Shqipnisë jeton ma shumë në Greqi e Itali.