Samiti i Parisit, Kosova bahet partnere e nji projekti rajonal

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, po merr pjesë në Samitin e Parisit mbi Ballkanin. Ai sot ka marrë pjesë në Konferencën e Rinisë të Ballkanit Perendimor “Connecting Youth” që organizohet në kuadër të këtij samiti, me ç’rast ka me u nënshkrue edhe marrëveshja për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor.

Ministri Shala në fjalën e tij të rastit në këtë samit, u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka mirëpritë iniciativën për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor,  meqë qëllimi kryesor i kësaj asht promovimi dhe arritja e pajtimit dhe miqësisë mes popujve të Ballkanit, nëpërmjet bashkëpunimit të rijve.

Simbas nji komunikate të MKRS’s, Shala u fokusue te funksioni që duhet me pasë kjo zyre, dhe u shpreh se promovimi i tolerancës, solidaritetit, besimit reciprok, bashkëpunimit social dhe ekonomik, rritja e pjesëmarrjes së të rijve në jetën shoqnore e politike, shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit, si dhe promovimi i diversitetit kulturor, janë vetëm disa nga detyrat që duhet me u arritë nga kjo zyrë.