Samuel Zbogarit i ka mbete edhe pak n’Kosovë

zbogarii

Vetëm edhe 10 javë mandat i kanë mbete sllovenit Samuel Zbogar si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Europian në Kosovë.

Me 31 Gusht, atij i skadon mandati të cilin ja pati dhanë ish përfaqësuesja e Naltë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Zbogar erdhi në Kosovë më 21 Dhetor 2011 si udhëheqës i zyrës së BE’s në Kosovë i emnuem nga Përfaqësuesja e Naltë e BE’s nga ZavendësPresidentja e KE’s, Catherine Ashton, ndërsa si Përfaqësues Special i Bashkimit Europian në Kosovë me 25 Kallnor 2012, me vendimin e Këshillit të BE’s.

Mandati i Samuel Zbogar si shef i Zyrës së BE’s në Kosovë, përfundon më 31 Gusht 2016.

Këtë e konfirmon për lajmi.net edhe zyra për informim e BE’s në Kosovë.