Sanders i jep mbështetje Hillary Clinton’it për Presidente

Bernie Sanders udhëhoqi ditën e parë të konventës Demokratike me nji përpjekje të orkestruem nga udhëheqësit për të ba së bashku partinë e tyne edhe pse vala e zemnimit në mesin e anëtarëve kallxoi se uniteti ka me qenë nji punë në progres.

Në nji natë dramatike Michelle Obama solli me vete miratim e Shtëpisë së Bardhë tue theksue se Hillary Clinton ishte personi ma i kualifikuem për me qenë Presidente.

“Mos lejoni askend me ju thanë se ky vend nuk asht i madh apo që kemi nevojë për me ba atë të madh sërish” tha ajo, tue ju referue sloganit të Trump “Ta bajmë Ameriken të madhe sërish”.

“Ky asht vendi ma i madh në tokë”, shtoi ajo

“Unë jam me të” ky asht slogani që figurat e tjera të njohuna demokratike si Cory Booker, Elizabeth Warren dhe Sanders  përdorën për me shprehë mbështetjen për Clinton.