Saranada bahet me bustin e Hillary Clinton

Busti i ish Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton u vendos sot në Bulevardin qendror të qytetit të Sarandës. Mbas nji vendimi të marrë pak kohë ma parë nga Këshilli i Bashkisë së Sarandës, vepra skulpturore u ba realitet nga skulptori Idriz Balani.

“Na jemi të bindun se busti i Hillary Clinton, si figurë emblematike e politikës dhe diplomacisë amerikane, me kontribute të drejtpërdrejta edhe për popullin shqiptar, i ban nder Sarandës, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë”, tha gjatë nji ceremonie, kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.