Sarkozy eleminohet nga kandidimi për president

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy ka pranue humbjen në zgjedhjet e mbrendshme të partisë republikane për m’u kandidue në vitin e ardhshëm si president i Francës.

Sarkozy mori vetëm 22 për qind e votave të të djathtëve.Kandidati deri tash në disfavor, Francois Fillon, e fiton rundin e parë të zgjedhjeve paraprake me 40 për qind, kurse i dyti doli Alain Juppé me rreth 30%.

Gara e ardhshme ka me u mbajt ndërmjet Fillon dhe Juppe, në mënyrë që të djathtët të dalin me nji kandidat për zgjedhjet presidenciale.