Sarkozy hup shpresat per president, vazhdon hetimi per korrupcion

Shuhen shpresat e Nicolas Sarkozy per me garue ne vitin e ardhshem per
president te Frances, mbas vendimit te gjyqit qe me vazhdue gjykimi i tij per
korrupcion dhe perdorim te influences. Ish-presidenti francez ka shpresue qe
regjistrimet e bisedave private me avokatin e tij kane me u shpalle te
paligjshme dhe te papranueshme ne gjyq, ne menyre qe rasti i tij me u mbylle.
Mirepo te Marten, gjyqi suprem i Frances solli vendim qe hetuesit nuk kane
thy asnji ligj per perdorimin e regjistrimeve telefonike, gja kjo qe hek cdo
pengese per prokuroret qe me e sjelle Sarkozy ne gjyq.
Ky asht nji nder vendimet e fundit te probleve ligjore te ish-presidentit
frances, tash ne krye te partise te qendres te se djathte Les Républicains.
Ne nji rast ndamas, Sarkozy ka qene nen hetim formal ne Fror per parregullsi
te dyshimta ne buxhetin per financi te fushates se tij presidenciale ne 2012,
ku hupi kunder Francois Hollande. Ky hetim po vazhdon, por Sarkozy i mohon
tana keto parregullsi.
Rasti i paraqitun ne Gjyqit e Apelit te Marten u perqendrue ne hetimin
gjyqesor te hapun ne vitin 2012 per deklaratat qe fushata e Sarkozy ka marre
donacion ilegal prej 50 milione eurove nga diktatori libian Muammar Gaddafi
para fitores te suksesshme te Sarkozy ne vitin 2007.

Si pjese e ketij hetimi, i cili asht ne vazhdim, detektivat vendosen pergjues ne disa telefona qe i perkasin Sarkozy dhe avokatit te tij, Thierry Herzog.