Sarkozy nis fushatën për president: Veshja burkini duhet me u ndalue në Francë

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, bani thirrje për nji ndalim të plotë të burkinit në Francë në natën e së Ejtes, mbasi ai paralajmëroi se emigrantët, minoritetet dhe e Majta po kërcënojnë për me shkatërrue identitetin francez.

Në fjalimin e parë të madh të fushatës së tij për me fitue përsëri garën për President, që humbi në vitin 2012, Sarkozi ka ‘vjedhë’ shumë ide të ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar, tue premtue se punon dhe kërkon për nji Francë ‘për francezët’, shkruen The Telegraph, transmeton Rrokum.TV.

“Nuk due me lanë që burkini me imponue veshjen në pllazhet franceze dhe në bazene…duhet me pasë nji ligj për me ndalue atë në tanë territorin e Republikës së Francës”, tha ai gjatë nji fjalimi në Provence, nji bastion i Frontit Kombëtar. Fjalimi i tij u pasue me duertrokitje të mëdha. /Rrokum.TV